EMRI/ U raportua i zhdukur nga familjarët, gjendet trupi i pajetë i 26-vjeçarit në lumin Drini i Bardhë

14 Janar 2025, 12:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ U raportua i zhdukur nga familjarët, gjendet trupi i pajetë i

Sot një person është gjetur pa shenja jete në lumin “Drini i Bardhë”, në afërsi të urës së fshatin Rugovë.

Lajmi u konfirmua për median e Kosovës Express nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me date 14.01.2025, rreth orës 08:20, policia është informuar se një qytetar e ka vërejtur një trup të pa jetë në lumin “Drini i Bardh” në afërsi të urës se fshatit Rugove. Me të marr këtë informacion, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren dhe zyrtar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës kane dal në vend ngjarje, ku kane vërejtur një trup të pa jetë.”

Ai ka shtuar se viktima është Arban Hisari i lindur në vitin 1998, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët.

“Pas kontrollimit të viktimës nga njësit përkatëse, në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentacion personal në emër të Arban HISARI, DL.05.06.1998 si dhe rrobat të cilat i kishte viktima, ishin të njëjtat sikur në ditën kur është raportuar i zhdukur nga familjaret, andaj besohet se trupi i pa jete është i viktimës së lartcekur. Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit.”

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128