Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

5 Gusht 2025, 18:27 / AKTUALITET ALFA PRESS
Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për

Gjykata e Apelit vendosi të shtyjë për ditën e mërkurë në orën 10:00 vendimin për masat e sigurisë ndaj 10 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të kompanisë “Bankers Petroleum” , në kuadër të hetimeve për skandalin financiar që përfshiu këtë kompani.

Avokatët e të dyshuarve sapo kanë përfunduar mbrojtjen dhe parashtrimet e tyre mbi ankimin për masat e sigurisë që u caktuan nga gjykata e Fierit.

Të arrestuarit dolën sot para Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për të kundërshtuar masat e sigurisë të caktuara më herët nga Gjykata e Fierit.

Dhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë, mes tyre edhe ish-drejtori Leonidha Çobo dhe drejtori aktual i kompanisë, shtetasi kinez Hongping Xiao, kanë kërkuar ndryshimin e masës së “arrestit me burg”, që u është caktuar për akuzat e rënda që lidhen me mashtrime financiare dhe abuzim me detyrën.

Po ndodh...