Europol çmonton një rrjet të madh ndërkombëtar të trafikut të veprave të artit, e përfshirë edhe Shqipëria

Europol ka goditur një nga rrjetet më të mëdha ndërkombëtare të trafikut të veprave të artit, në një operacion të koordinuar me autoritetet greke dhe i drejtuar nga autoritetet bullgare. Në operacion morën pjesë edhe policia dhe organet gjyqësore të Shqipërisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Greqisë.
Sipas njoftimit, hetimet vazhdojnë ende.
Operacioni nisi pas një bastisjeje të kryer në Bullgari në vitin 2020, ku u sekuestruan rreth 7,000 objekte kulturore me vlerë të lartë historike dhe ekonomike, kryesisht antikitete greko-romake dhe trakase. Shumica e objekteve nuk kishin dokumente origjine, çka ngriti dyshime për marrjen e tyre në mënyrë të paligjshme. Pas sekuestrimit, ato u dërguan në Muzeun Historik Kombëtar të Bullgarisë për ekzaminim.
Rezultatet e operacionit ndërkombëtar
131 kontrolle në banesa, automjete dhe ambiente të tjera
Në total u sekuestruan mbi 3,000 artefakte antike, përfshirë monedha ari e argjendi, vepra arti, armë, dokumente, pajisje elektronike, mbi 50,000 euro cash dhe ar investimi. Vlera e përgjithshme e objekteve të sekuestruara vlerësohet mbi 100 milionë euro.
I dyshuari kryesor dyshohet se ka financuar gërmime të paligjshme në Bullgari dhe në vende të tjera të Ballkanit, mes të cilave edhe Shqipëria. Gërmimet kryheshin nga persona lokalë, që vepronin përmes ndërmjetësve.
Gjetjet gjatë kontrolleve të fundit
Operacioni i 19 nëntorit 2025 u zhvillua njëkohësisht në Greqi dhe disa shtete të tjera evropiane. Në Greqi, kontrollet në Athinë, Saronidë, Malesinë dhe Halkidiki çuan në sekuestrimin e:
Një ikone druri të Shën Antonit
Pajisjeve elektronike (laptopë, USB, hard diskë)
Dokumenteve bankare greke dhe të huaja
Fotografive të objekteve të lashta
Materialeve studimore mbi antikitete dhe ankande.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





