Familja greke pagoi 2500 euro çeçenin për të vrarë shqiptarin, nuk e donin dhëndër për vajzën

Historia makabre e vrasjes së një shqiptari e regjistruar rreth 10 vite më parë në Greqi është rikthyer në qendër të vëmendjes në shtetin fqinj.
Mediat greke shkruajnë se një 48-vjeçar çeçen, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Selanikut për vrasjen e një shqiptari, ka apeluar vendimin dhe kërkon lirimin nga burgu.
Historia daton në vitin 2014, kur një 43-vjeçar shqiptar në Greqi u ekzekutua në mënyrë mizore në një krim me porosi. Shqiptari, i cili ishte i divorcuar dhe me 2 fëmijë, kishte krijuar lidhje dashurie me një vajzë 30-vjeçare, 13 vjet më të vogël se ai. Të dy ata u martuan në Maj të vitit 2014.
Por familja e vajzës, të cilët e njihnin shqiptarin dhe kishin miqësi, nuk e pranonin këtë martesë me argumentin se ai ishte i varfër, i divorcuar dhe me 2 fëmijë. Babai i 30-vjeçares kishte tentuar disa herë të ndante çiftin, duke shkuar në shtëpinë e tyre dhe debatonte me të bijën që të braktiste 43-vjeçarin.
Dhëndri shqiptar, pas shqetësimeve të herë pas hershme nga vjehrri, kishte marrë urdhër mbrojtje në polici dhe babait të vajzës nuk i lejohej që t’ju afrohej.
Në këto kushte, babai i vajzës pajtoi një shtetas çeçen që kishte dalë nga burgu për vrasje kohët e fundit dhe i kërkoi që të vriste shqiptarin. Për këtë i ofroi 2500 Euro, nga të cilat 1500 ia dha paradhënie dhe pjesën tjetër më pas.
Shtetasi çeçen, së bashku me nipin e tij, hartuan planin për vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar. Një ditë i bllokuan rrugën me makinë dhe e bindën të dilte nga automjeti me pretendimin se donin të bisedonin me të. Pasi doli nga mjeti, e morën me forcë dhe e futën në makinën e tyre duke e çuar në një zonë të pyllëzuar. Aty e dhunuan dhe e mbytën me litar, më pas trupin e groposën.
Krimi u zbardh në atë kohë nga autoritetet greke dhe gjykata e Selanikut e dënoi çeçenin me burgim të përjetshëm. Por tashmë ky i fundit ka apeluar dënimin dhe kërkon anulimin e këtij vendimi.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



