Flakët në Pishë-Poro dhe Bogovë, ndërhyjnë nga ajri dy helikopterë

2 helikopterë po operojnë në zonën e Poros dhe 2 të tjerë në Bogovë për neutralizimin e vatrave të zjarrit. Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se Forcat Ajrore vijojnë monitorimin e zonës me dronët TB-2, me qëllim identifikimin e vatrave të reja potenciale si dhe evidentimin e rasteve të mundshme të zjarrëvënieve të qëllimshme.
Nga pamjet e publikuara nga ajri duken vatrat e zjarrit te cilat janë përhapur në sipërfaqe të madhe. Gjithashtu zonën e ka mbuluar tymi. Ministria në një njoftim të mëparshëm bëri me dije se në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro.
Sipas njoftimit terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë. Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
