Fluks lëvizjesh në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, rradhë kilometrike automjetesh

Mbrëmjen e sotme në pikën e Kalimit Kuftiar të Qafë Thanës është rritur përsëri fluksi i lëvizjes së automjeteve. Dhjetra shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë krijuar rradhë kilometrike me mjetet e tyre duke pritur deri në një orë.
Lëvizjet në këtë doganë bëhen më të shpeshta nga qytetarë të rretheve të Shqipërisë të cilët furnizohen me ushqime dhe naftë çmim i të cilave është më lirë në krahasim me vendin tonë por nuk përjashtohen edhe ata shtetas që hynë për turizëm.
Nga autoritetet bëhet e ditur se shkak është bërë pala Maqedonase e cila nuk punon me procedurë të përshpejtuar duke krijuar kështu pritje për udhëtarët.
Gjithashtu mësohet se po punohet me 3-4 sportele në hyrje të Shqipërisë. Me afrimin e festave të fundvitit është rritur dhe numri i kalimeve në doganat e juglindjes,sidomos në atë të Kapshticës.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


