FOTO/ Aksidenti tragjik në Itali, kush është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 20-vjeçari shqiptar, Klaudio Gjoka i cili u përfshi në një aksident me makinë dje pasdite në Itali dhe për pasojë humbi jetën.
Ngjarja ndodhi përgjatë rrugës shtetërore Dei Laghi di Avigliana, midis Saluzzo dhe Crocera di Barge, ku automjet tip “Audi” me të cilin po udhëtonte Gjoka u përplas me një kamion, dhe rezultoi fatale për të riun.
Sipas mediave të huaja, shoferi i kamionit është plagosur lehtë, ndërsa nuk u raportua asnjë automjet tjetër i përfshirë në aksident.
Gjoka jetonte në Saluzzo, ku familja e tij kishte mbërritur nga Shqipëria disa vite më parë. I lindur në vitin 2005, ai kishte ndjekur programin e Ndërtimit, Mjedisit dhe Territorit (Gjeodetëve) në Institutin Denina në Saluzzo dhe së fundmi ishte futur në tregun e punës.
Autoritetet po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa qarkullimi në zonë u kufizua përkohësisht për shkak të ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës.
Po ndodh...
Berisha, ky peng i Edi Ramës, që i legalizoi shtetin personal
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

