Tavë me spinaq dhe djathë

22 Janar 2026, 10:06 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Tavë me spinaq dhe djathë

Përbërësit:

500 gr spinaq i freskët
1 qepë e kuqe
2 thelpinj hudhër
3 vezë
120 ml qumësht
150 gr miell
300 gr djathë mozzarella
100 gr djathë i verdhë i butë
Kripë & piper
Vaj ulliri sipas shijes
Koper / Majdanoz sipas dëshirës

Përgatitja:

Në një tigan, kaurdisim qepën e kuqe të prerë hollë me hudhrën në vaj ulliri, derisa të zbuten. Shtojmë spinaqin e larë dhe të prerë, rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E gatuajmë rreth 10 minuta derisa të ulet volumi dhe të zbutet. Ndërkohë në një tas rrahim vezët me qumështin, shtojmë miellin, kripën dhe piperin, duke e përzier derisa masa të jetë homogjene. Shtojmë spinaqin e ftohur, djathin mozzarella të prerë dhe majdanozin. E përziejmë mirë dhe hedhim masën në një tavë të lyer me vaj. Sipër shtojmë djathin e verdhë të grirë dhe pak majdanoz. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

Receta nga Zonja Albana/Report Tv

Po ndodh...