EMRI/ I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet në Lezhë 45-vjeçari i akuzuar për vjedhje me armë

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Aksi”, duke vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.
Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe bashkëpunimit të ngushtë me Interpol Madridin, nëpërmjet Interpol Tiranës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pronës dhe Pasurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e të kërkuarit.
Në kuadër të operacionit, shtetasi Ardit Isufi 45 vjeç, u kap teksa lëvizte me automjet në rrethrrotullimin e Shëngjinit dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.
Sipas autoriteteve, në vitin 2025, Gjykata në Spanjë i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se 45-vjeçari drejtonte një automjet tip “Benz” me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjeti dhe dokumenti i dyshuar i falsifikuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët spanjollë për përfundimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit A. I. drejt Spanjës.
Po ndodh...
Berisha, ky peng i Edi Ramës, që i legalizoi shtetin personal
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

