Gjermania tërheq stafin diplomatik nga Iraku verior

Stafi diplomatik gjerman në konsullatën e Erbilit është larguar nga Iraku për shkak të luftës në Iran, njoftoin sot Ministria e Jashtme gjermane.
Ky vendim vjen pasi Gjermania tërhoqi të hënën stafin e ambasadës së saj nga kryeqyteti irakian, Bagdadi – mes sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit, të cilat shkaktuan veprime hakmarrëse nga Teherani ndaj Izraelit dhe rajonit më të gjerë të Gjirit.
Erbili është kryeqyteti i rajonit gjysmë-autonom kurd, në Irakun verior dhe është shënjestruar vazhdimisht në konfliktin që filloi më 28 shkurt.
“Stafi diplomatik i vendosur në Erbil u tërhoq dje përkohësisht nga Iraku”, thanë zyrtarët e Ministrisë së Jashtme gjatë një vizite të ministrit të Jashtëm, Johann Wadephul në Arabinë Saudite.
Wadephul mbërriti dje në Izrael ku zhvilloi një vizitë të papritur në Riad.
“Wadephul vendosi të tërheqë përkohësisht stafin nga Erbili në kuadër të situatës lokale të sigurisë, por konsullata është ende e arritshme”, tha ministria.
Stafi i ambasadës gjermane me seli në Teheran u evakuua të shtunën për shkak të sulmeve të vazhdueshme SHBA-Izrael.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128