PD "del" nga parlamenti/ Berisha: Reformën Zgjedhore dhe Teritoriale do ti bëjmë vetë, nuk ka bashkëpunim me narko-mazhorancën
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një përballje të fortë me qeverinë në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme, duke deklaruar se qytetarët do t’i japin “mësimin që meriton” mazhorancës. Gjithashtu ai ka njoftuar radikalizim të forcës që drejton edhe në parlament për sa u përket reformave të rëndësishme si ajo Zgjedhore dhe Teritoriale.
“Do t’ia japim mësimin që meriton qeverisë në protestën e nesërme. Qytetarët do t’i japin qeverisë një leksion të fortë. Rama të rrijë në zyrë, ta provojë. Dyert i ka të blinduara, le të rrijë aty nëse është burrë,” u shpreh Berisha.
Ai theksoi se Partia Demokratike ka ndërprerë çdo formë bashkëpunimi me mazhorancën, të cilën e cilësoi si “narko-mazhorancë”, ndërsa njoftoi nisjen e reformave nga vetë opozita.
Sipas Berishës, opozita do të ndërmarrë reformën territoriale dhe atë zgjedhore pa përfshirjen e qeverisë, duke bashkëpunuar me forcat opozitare, median dhe aktorë të tjerë shoqërorë. Ai bëri të ditur se deputetët Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi do të kryesojnë komisionet përkatëse nga ana e Partisë Demokratike.
“Ne do të bëjmë reformën e vërtetë. Deputetët tanë do ta realizojnë atë,” deklaroi Berisha, duke theksuar se me kryeministrin Edi Rama nuk do të ketë asnjë bashkëpunim.
“Me Edi Ramën nuk ka bashkëpunim, ka vetëm betejë,” përfundoi kreu i PD-së.
Po ndodh...
Berisha, ky peng i Edi Ramës, që i legalizoi shtetin personal
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
