Makinat luksoze të Ervis Martinajt në duart e shtetit, zyrtarët e bashkisë lëvizin me automjetet e bosit të lojërave të fatit

23 Janar 2026, 13:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Makinat luksoze të Ervis Martinajt në duart e shtetit, zyrtarët e

Automjetet luksoze të bosëve të krimit, të sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po përdoren tashmë nga institucionet qendrore.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka shpërndarë pjesën më të madhe të këtyre mjeteve për shërbime institucional. Mes automjeteve që tashmë shërbejnë institucionet është dhe flota e ish-bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që nga gushti i vitit 2022.

Disa nga automjetet e tij i janë dhënë në përdorim një bashkie të vogël, e cila po i përdor ato për nevoja institucionale.

AAPSK për VNA ka njoftuar se aktualisht administron 190 pasuri të luajtshme, duke përfshirë automjete, motomjete dhe mjete lundruese. Gjatë vitit 2025, nga këto pasuri: 45 mjete janë dhuruar institucioneve shtetërore, 32 të tjera administrohen me qira për institucionet, ndërsa 11 automjete janë kaluar në përdorim të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK. Në total, për vitin 2025 janë trajtuar 88 mjete përmes formave të ndryshme të administrimit institucional.

Kujtojmë se në shkurt të vitit 2023, SPAK sekuestroi 34 pasuri me vlerë miliona euro të Ervis Martinajt. Mes automjeteve të konfiskuara ishin: një Smart Passion dhe një Land Rover Discovery, si dhe një Mercedes-Benz GLK 350, një Fiat Fiesta dhe një BMW M550.

Edhe sot e kësaj dite, biznesmeni i basteve dhe një ndër njerëzit më të fuqishëm të kumarit në vend, rezulton i zhdukur pa gjurmë.

Për zhdukjen e tij janë hedhur shumë hipoteza, nga aleanca e grupeve kriminale për ta hequr qafe, e deri te mundësia që ai të jetë tërhequr vetë nga aktiviteti, për shkak të ofensivës së madhe të rivalëve. Megjithatë, të gjitha kanë mbetur thjesht hipoteza.

Zyrtarisht, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur pa gjurmë prej datës 10 Gusht 2022 dhe për këtë fakt, familja ka bërë në të njëjtën datë kallëzim në Policinë e Lezhës. Ishin vetë ata që gjetën pamjet e kamerave të sigurisë ditë më pas, duke i dorëzuar pranë autoriteteve.

Makinat luksoze të Ervis Martinajt në duart e shtetit, zyrtarët e

Makinat luksoze të Ervis Martinajt në duart e shtetit, zyrtarët e

 

Po ndodh...