Të shtënat me armë në Kukës/ Zbardhen detaje të reja! Dy kushërinjtë mblodhën shokët dhe tentuan të vrasin një person
23 Janar 2026, 14:39 / AKTUALITET

Një sherr ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në një lokal në qytetin e Kukësit.
Burime zyrtare bëjnë me dije se dy kushërinj, së bashku me 3 shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin S. I.
Shtetasi S. I. është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për kapjen e autorëve dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.
Po ndodh...
Po të donte Sali Berisha, Edi Rama do të binte nesër!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

