Bardhi takim në Kuvend me ministrin gjerman për Evropën: Mbështesim procesin e integrimit dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit

23 Janar 2026, 15:28 / POLITIKË ALFA PRESS
Bardhi takim në Kuvend me ministrin gjerman për Evropën:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është takuar këtë të premte me ministrin për Europën në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Gunther Krischbaum.

Bardhi bën me dije se në fokus të diskutimeve ka qenë integrimi, teksa shkruan se opozita e mbështet vendin në këtë proces, por shton se është e nevojshme që të mos përdoret për të mbuluar keqqeverisjen.

E rëndësishme për Shqipërinë në këtë proces, thotë Bardhi, është qe dhe lufta kundër korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisë me krimin.

Po ndodh...