Kushtoi 260 mln euro, çahet traseja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë
23 Janar 2026, 17:18 / AKTUALITET

Një situatë shqetësuese është konstatuar në aksin Qukës–Qafë Plloçë, ku është çarë traseja e rrugës në lotin e dytë të këtij segmenti, duke krijuar rrezik serioz për qarkullimin e mjeteve.
Problemi është vërejtur gjatë ditëve të fundit pas reshjeve të shiut, në një segment mbi fshatin Malinë. Në disa metra gjatësi, rruga është çarë dhe traseja ka pësuar batisje në një pjerrësi të konsiderueshme.
Kujtojmë që kjo rrugë herë pas here ka patur problematika të shumta sa i përket rrëshqitjeve të dhereva dhe shkëmborëve nga skrapatat gjë që ka çuar në bllokimin e rrugës duke ngritur pikpyetje për cilësinë e punimeve dhe studimin gjeologjik.
Rruga është cilësuar si rruga e “artë” e ministres Belinda Balluku, pasi ka kushtuar 260 mln euro.
Po ndodh...
Po të donte Sali Berisha, Edi Rama do të binte nesër!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
