SHBA dërgon forca detare drejt Iranit, Trump: Jemi të përgatitur nëse do të duhet të ndërhyjmë

23 Janar 2026, 17:52 / BOTA ALFA PRESS

SHBA dërgon forca detare drejt Iranit, Trump: Jemi të përgatitur

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja ka dërguar forca të shumta detare drejt Irani, mes rritjes së tensioneve me Teheranin.

Në një prononcim për gazetarët, Trump u shpreh se vendimi është marrë për të qenë të përgatitur për çdo skenar të mundshëm, përfshirë edhe një ndërhyrje ushtarake, nëse situata e kërkon një gjë të tillë.

Kemi shumë anije që po shkojnë në atë drejtim, për çdo rast. Do të preferoja të mos ndodhte asgjë, por po i vëzhgojmë nga shumë afër”, deklaroi Trump, ndërsa kthehej në SHBA pas pjesëmarrjes në konferencën ekonomike të mbajtur në Davos.

Presidenti amerikan përsëriti paralajmërimet e mëparshme ndaj Iranit, duke kërkuar që Teherani të mos rifillojë programin bërthamor dhe të ndalojë ekzekutimet e personave të arrestuar gjatë protestave të fundit kundër regjimit.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar që në fillim të këtij muaji, pasi Trump la të kuptohej se SHBA-ja mund të ndërhyjë në Iran. Paralajmërimi erdhi në një kohë kur autoritetet iraniane nisën një goditje të ashpër për të shtypur protestat masive, më të mëdhatë në vitet e fundit.

Po ndodh...