"Po na dëmtoni imazhin e PD-së"/ Djali i Sokol Olldashit ja thotë në sy Berishës: Në Foltoret e tua flasin të padenjë dhe të dehur që na turpërojnë!

23 Janar 2026, 19:25 / POLITIKË ALFA PRESS

"Po na dëmtoni imazhin e PD-së"/ Djali i Sokol Olldashit ja

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar këtë të premte një takim me të rinjtë e FRPD.

Një nga folësit ishte Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashi, i cili theksoi se me Foltore po prishet imazhi i PD përderisa ata që zgjidhen të flasin janë të pa denjë dhe shpesh edhe të dehur.

Ai kishte ide dhe sugjerime se si mund të rregullohet fakti i mungesës së pjesëmarrjes në Foltore të qytetarëve, ku tha se çdo të hënë duhet një foltore specifike me ekspertë.

“PD ka shumë probleme sot. E mirë të bënim një takim pa kamera dhe media, sepse jam me parimin që problemet e shtëpisë fliten brenda saj dhe jo në sytë e botës. Gjithsesi po prek një problem shumë evident e po jap një sugjerim timin. Çdo të hënë bëjmë Foltoret para Kryeministrisë që pjesëmarrja nuk është shumë e lartë. 

Njerëzit nuk duan të vijnë të hënave, problemi qëndron te Foltorja. Mendimi im është që shumë nga folësit aty nuk janë të denjë të na përfaqësojnë. Nuk di kush i zgjedh, por folësit që dalin aty po bëjnë faj ndaj nesh, flasin kuturu, disa edhe tapë, na dëmton të gjithëve sidomos ne të rinjve. Dëmtimi imazhit të PD na dëmton më shumë ne së ju doktor.

Çdo të hënë të bëjmë një Foltore specifike, një të hënë për arsimin, një për mjekësinë, bujqësinë, naftëtarët. Problemet në Shqipëri janë pa fund. Na duhen ekspertë që kur njerëzit të na ndjekin të hënën të na dëgjojnë me vëmendje e të mos shohin fytyra që na bëjmë të qeshim”, tha ai.

Po ndodh...