“Po na vjedhin çdo ditë”, Lapaj thirrje qytetarëve: Bashkohuni në protestën e 31 janarit

23 Janar 2026, 19:43 / POLITIKË ALFA PRESS

“Po na vjedhin çdo ditë”, Lapaj thirrje qytetarëve:

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së paralajmëruar më 31 janar, gjatë një lidhjeje live në Facebook, përpara Kryeministrisë.

Lapaj u ndal te problemi i trafikut në Tiranë, duke e cilësuar atë si një nga pasojat më të dukshme të keqmenaxhimit dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë.

Sipas tij, qytetarët humbasin çdo ditë kohë, para dhe energji për shkak të bllokimeve të vazhdueshme në rrugë.

Më thoni ju që jeni nga Tirana: sa kohë ju merr trafiku çdo ditë?A është normale kjo që po ndodh me trafikun?Si e përballoni ju lëvizshmërinë gjatë ditës?

Për këtë arsye njerëzit duhet të mbajnë një qëndrim, sepse ju harxhoni para nga karburanti që digjni, harxhoni para për kohën që qëndroni në trafik, humbisni kohë dhe jetë duke ndenjur në radhë makinash.

Largoheni nga puna për të marrë fëmijët nga shkolla, për t’i çuar, për t’i sjellë, dhe gjithçka bëhet më e vështirë. Kjo është një gjendje për të cilën duhet reaguar.

Pse ndodh kjo gjendje? Sepse paratë vidhen.Sepse investimet që duhej të bëheshin për nënkalime, mbikalime, parkime dhe rrugë dytësore që të lehtësonin trafikun, shkojnë atje ku nuk duhet. Shkojnë në xhepat e filanit apo të fisit.

Ndërkohë, jeta juaj bëhet më e keqe.Jeta jonë bëhet më e keqe. Jeta ime, bashkë me tuajën, bëhet më e keqe.Shkon në spital dhe nuk ka ilaçe.Ecën në rrugë dhe ka trafik të rënduar.Si zgjidhen këto? Duke heshtur? Apo duke ikur?

Për këtë arsye duhet të reagojmë më 31 janar, në orën 18:00, masivisht në shesh, përballë atyre që na vjedhin.Masivisht në shesh përballë atyre që paratë tona i bëjnë rrush e kumbulla.
Masivisht në shesh kundër atyre që pasi na vjedhin, na tallin.Pasi na vjedhin, na kërcënojnë.Pasi na vjedhin, na shantazhojnë.Pasi na vjedhin, na detyrojnë të ikim nga ky vend.Për këtë arsye duhet të jemi në shesh.Të qëndrojmë në shesh. Të përballemi në shesh.”, tha Lapaj ndër të tjera.

Po ndodh...