FBI arreston në Meksikë “Escobarin e ri”, fshihej nën mbrojtjen e kartelit Sinaloa

23 Janar 2026, 19:22 / BOTA ALFA PRESS

FBI arreston në Meksikë “Escobarin e ri”, fshihej nën

FBI ka arrestuar në Meksikë një nga personat më të kërkuar ndërkombëtarisht, bosin kolumbian të drogës Ryan James Wedding, për të cilin ishte vendosur një shpërblim prej 15 milionë dollarësh.

Wedding, ish-kampion olimpik dhe i shpallur në listën e 10 personave më të kërkuar të FBI-së, ishte në arrati prej vitesh dhe dyshohet se ka drejtuar një rrjet të gjerë trafiku transnacional droge, si edhe ka organizuar disa vrasje.

Sipas autoriteteve amerikane, ai jetonte në Meksikë prej më shumë se një dekade, nën mbrojtjen e Karteli Sinaloa, një nga organizatat kriminale më të fuqishme në botë. Arrestimi i tij i jep fund një kërkimi që kishte nisur prej vitesh për një kriminel kanadez, të cilin zyrtarët e drejtësisë e kanë krahasuar me Pablo Escobar.

Lajmi u konfirmua nga drejtori i FBI-së, Kash Patel, përmes një postimi në rrjetin social X. Ai deklaroi se Wedding është i gjashti person nga lista e 10 më të kërkuarve që arrestohet brenda një viti.

“Ryan James Wedding u arrestua mbrëmë në Meksikë dhe po transportohet drejt Shteteve të Bashkuara për t’u përballur me drejtësinë,” shkroi Patel, duke falënderuar Departamentin e Drejtësisë dhe zyrën e FBI-së në Los Angeles.

Sipas BBC, Wedding kërkohej që nga viti 2024 për akuza të rënda të trafikut të kokainës dhe vrasje.

Zëvendësdrejtori i FBI-së për Los Angeles, Akil Davis, deklaroi se Wedding është përgjegjës për trafikimin e rreth 60 tonëve kokainë përmes Kalifornisë drejt Kanadasë. Ai bëri me dije se deri tani janë arrestuar 36 persona për përfshirjen në këtë organizatë kriminale, ndërsa Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj Wedding dhe 18 bashkëpunëtorëve të tij.

Po ndodh...