“Mos më prekni, jam police!”/ Si nisi sherri mes dy motrave dhe efektives në Tiranë, i “zunë pritë” dhe…

23 Janar 2026, 16:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Mos më prekni, jam police!”/ Si nisi sherri mes dy motrave dhe

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme pranë komisariatit numër 3 në Tiranë.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se dy të arrestuarat janë motra me njëra-tjetrës, dhe se konflikti mes tyre dhe efektives ka nisur për një arsye krejt banale.

Efektivja, agjente krimesh, ka qenë e veshur civil, pa uniformë, dhe ka qenë duke kaluar rrugën për të shkuar në komisariat, në momentin që motrat kanë qenë në rrugë duke kaluar me makinë.

Në këtë moment motrat kanë nisur të ofendojnë efektiven se përse nuk sheh kur kalojn rrugën. Më pas ato kanë parkuar makinën dhe I kanë “zënë pritë” pak para se policja të futej në komisariat. Ajo I ka paralajmëruar që të mos e qëllojnë psi është efektive, pork jo duket se nuk është besuar nga motrat.

“O qorre nuk sheh ti kur kalojmë ne? Kë gënjen ti?”, mësohet se i kanë thënë ato.

Fillimisht konflikti duket se ka qenë thjeshtë me verbal, po më pas ka kaluar në dhunimin fizik të efektives.

Është dashur ndërhyrja e punonjësve të komisariatit nr.3 që gjendja të qetësohej dhe motrat të përfundonin në pranga.

Po ndodh...