Goditi për vdekje 57-vjeçarin pas sherrit në rrugë/ Lihet në burg Andi Vokrri, zbardhet dëshmia: Nuk e kam vrarë unë

23 Janar 2026, 13:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Goditi për vdekje 57-vjeçarin pas sherrit në rrugë/ Lihet

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me burg Andi Vokrrin, i dyshuar për vrasjen e ndodhur në 20 janar në aksin Thumanë-Krujë.

Në burg mbeten për mos kallëzim krimi edhe Lorenc Goga dhe Fatjon Kulla.

Të dy ata kanë deklaruar se u larguan nga vendi i ngjarjes nga frika dhe prandaj nuk e njoftuan policinë.

Kurse i dyshuari për vrasjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou, këmbënguli se nuk e kishte vrarë ai.

Prokurori i çështjes, ka deklaruar në seancën me dyer të mbyllura se egzistojnë provat ndaj tij.

 

Po ndodh...