Rama nuk mori pjesë në themelimin e Bordit të Paqes, Berisha: Trump e kupton që ai është “Ramaduro”! Presidenti amerikan tha se 2-3 udhëheqës nuk i honeps dot

23 Janar 2026, 13:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama nuk mori pjesë në themelimin e Bordit të Paqes, Berisha:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mos praninë e kryeministrit Edi Rama në themelimin e Bordit të Paqes, nismë e ndërmarrë nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Një ditë më parë, Rama tha se nuk mori pjesë, pasi priti Ivanka Trump dhe këtë e bëri me leje të Presidentit Amerikan.

Sipas Berishës, ky është një mashtrim dhe se “Donald Trump e di që Rama është një “Ramaduro””.

Berisha iu referua deklaratës së Donald Trump, që tha se “2-3 lidera nuk i ka qejf”, dhe sipas kreut të PD, njëri prej tyre është Edi Rama.

Asnjë në botë nuk mund të besojë një mashtrim të tillë. Që unë të them këtë duhet të them që Presidenti amerikan përdor vizitën e vajzës për të shpëtuar prej tij për të mos e patur në zyrë. Por kjo nuk mund të ndodhë kurrë, ai ka respektin më të madh për vajzën e tij. Për Edi Ramën e kupton që është një Ramaduro i vërtetë dhe absolutisht, një aferë biznesi nuk ka asnjë lidhje me aktin madhor të themelimit të Bordit të Paqes. Rama u ndalua në atë sallë historike, nuk mund të ishte. E tregoi ai, e tha sinqerisht, 2-3 prej tyre nuk mund të jenë, nuk i honeps dot. Nga këta 2-3 njëri është Rama tjetrin e gjejmë më vonë”, tha Berisha.

 

Po ndodh...