“Shqipëria është magjike”/ Ivanka Trump nuk ndal elozhet, ndan në rrjetet sociale pamjet të reja nga vizita Vlorë

23 Janar 2026, 13:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Shqipëria është magjike”/ Ivanka Trump nuk ndal

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka ndarë në rrjetet e saj sociale pamjet nga vizita në Shqipëri.

Disa prej pamjeve janë nga Plazhi i Porto Novos, pamje me sfond ishullin e Sazanit si dhe pamje nga vizita e saj në Manastirin e Zvërnecit.

Ivanka duket e mahnitur nga vendet që ka vizituar, madje njërën prej videove e ka shoqëruar me këngën e njohur shqipe “Luleborë”.

Madje, njërën prej pamjeve e shoqëron me mbishkrimin “Shqipëria është magjike”.

Vajza e president Donald Trump ndiqet nga 8.7 milionë njerëz në Instagram.

“Shqipëria është magjike”/ Ivanka Trump nuk ndal

 

Po ndodh...