Foto/ Arrestohet 53-vjeçari që qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë mbledhjes për Primaret në Kurbin

29 Nëntor 2022, 09:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Foto/ Arrestohet 53-vjeçari  që qëlloi me armë zjarri

Policia ka arrestuar Van Ricën, personi i cili qëlloi me armë zjarri në takimin e Partisë Demokratike në Laç.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, teksa kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizanteve me qëllim që të merrnin pjesë në votimet për kandidatet e primareve me 4 dhjetor, u bë shkak i konfliktit mes nënkryetarit Kastriot Marku dhe anëtarit Van Rica.

Konflikti u shoqërua edhe më të shtëna me armë zjarri në degën e Partisë Demokratike në Kurbin, nga 53-vjeçari Van Rica,.

Sipas burimeve Van Rica kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizanteve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Foto/ Arrestohet 53-vjeçari  që qëlloi me armë zjarri

 

Van Rica

Foto/ Arrestohet 53-vjeçari  që qëlloi me armë zjarri

 

Po ndodh...