Foto/ Ja BMW-ja luksoze me të cilën do kryhej atentati në Elbasan

“BMW X6” që shihni në foto është mjeti me të cilin do të kryhej atentati, në të cilën ditën e sotme u gjetën tre armë zjarri dhe lënde djegëse të bëra gati për kryerjen e një krimi.
Siç duket në video automjeti, ndodhej brenda një godine të braktisur, në afërsi të së cilës ndodhet një kosh mbeturinash ku u gjet një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.
Zona survejohet e gjitha nga kamerat dhe policia ka sekustruar pamjet filmike, me të cilat do të mund të zbulohen detaje të tjera thelbësore nga ngjarja.
Një atentat u parandalua ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Policia mori informacione se një makinë e cila ishte e parkuar në zonën e quajtur ish-Konservimi, pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’ kishte armë.
Dhjetëra forca policie rrethuan makinën në bordin e të cilës janë sekuestruar 3 armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fisheke, si dhe 2 shishe me lëndë ndjekëse, gati për atentat. Makina ishte fshehur në një magazine të braktisur, afër shtëpisë së Erion Alibej, një person i njohur.



Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



