Foto/ Dyshohet për vrasjen e Eraldo Nevruzit, shpallet në kërkim Gerald Shehu, kërkohet ndihma e policisë greke

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Gerald Shehun, i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Eraldo Nevruzi.
Në një informacion nga Policia, thuhet se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë e mundur gjetja e shtetasit Eraldo Novruzi, ndërsa po punohet me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e Gerald Shehut, pasi nga hetimet e deritanishme.
Himarë/Informacion shtesë
Ne vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.
Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.
Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


