Foto-Lajm/Ky është elektriçisti që e zuri korenti në Bulqizë

Personi që shihni në foton e mësipërme është 50-vjeçari Avdul Duçi, elektricisti që ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike, në afërsi të spitalit të Bulqizës.
Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të enjte rreth orës 13.15.
Policia sqaroi më herët se Duçi është transportuar drejt spitalit të Tiranës për mjekim më të specializuar.
“Me datë 28.03.2024, rreth orës 13.15, shtetasi A.D., rreth 50 vjeç, me profesion elektriçist, duke punuar për riparimin e një linje elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar.
50-vjeçari, është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po trajtohet me asistencë mjekësore”,- thuhej në njoftimin e bluve.
Saakq grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

