FOTO/ Skandal! Shefi i Hipotekës Kamzë-Vorë shmang protestuesit, mbyllet në zyrë me çelës dhe kërkon ndihmë nga policia

Mbyllet në zyrë Kreu i Hipotekës së drejtorisë vendore të Hipotekës së zonës Kamzë-Vorës, Agron Çerri, ai është mbyllur sot për të mos u ballafaquar me banorët protestues të fshatit Bërxullë që i kërkojnë pse nuk u jep tituj e pronësisë. I kyçur me çelës brenda, ai ka kërkuar ndihmën e Policisë për të shpëtuar pasi banorët vazhdon të trokasin duke thirrur” Duam drejtësi, duam drejtësi!
Vetë ata e demaskuan duke dëshmuar praninë e tij në zyrë dhe faktin që nuk e hap derën.
Banorët e Bërxullës kanë disa muaj që protestojnë Shkak është bërë ndërtimi i rrugës Thumanë-Kashar, segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier.
Shumë prej familjeve thonë se institucionet shtetërore nuk i kanë informuar se çfarë do të ndodhë me shtëpitë e tyre.
Të tjerë banorë nuk janë dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën.
Në shenjë revolte banorët e Bërxullës protestën e mbyllën në tokën ku firma e ndërtimit ka nisur punën.



Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128