FOTO/ Xhoana Nano shfaqet e pikëlluar në homazhe, mes familjarëve edhe ish-bashkëshortja e Fatos Nanos, Rexhina!

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur pak momente më parë homazhet zyrtare për ish-kryeministrin Fatos Nano, figurë historike e Partisë Socialiste dhe politikës shqiptare.
Ceremonia ka mbledhur familjarë, personalitete të jetës publike dhe qytetarë të shumtë, të cilët po i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit politik në vend.
Në ceremoninë e homazheve u shfaqën edhe bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, djali Sokoli, si edhe ish-bashkëshortja Rexhina, duke qëndruar pranë familjes në këtë moment zie. Prezenca e tyre, larg vëmendjes së kamerave prej vitesh, tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, duke reflektuar respekt dhe unitet familjar në këtë rast.
Homazhet kanë nisur në orën 08:30 dhe pritet të vazhdojnë përgjatë ditës së sotme.
Po ndodh...
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


