Gara për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, aplikantët 7 ditë afat për të dorëzuar kandidaturat!

Aplikantët për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kanë 7 ditë afat, duke nisur nga dita e sotme, për të dorëzuar kandidaturat.
Emrat e kandidatëve do të bëhen publikë pas 7 ditësh, pas përfundimit të aplikimeve.
Këto kandidatura do të vlerësohen paraprakisht nga një Komision i Posaçëm, që do të ketë në përbërje një zv.ministër të brendshëm, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Vendimet për kualifikimin ose skualifikimin e aplikantëve merren me shumicën e votave, ndërsa vendimet për vlerësimin e kandidatëve merren individualisht nga çdo anëtar i Komisionit, sipas rregullave të përcaktuara në këtë udhëzim.
Janë disa kritere që duhet të plotësojnë kandidatët që konkurojnë për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit: grada e rolit të mesëm drejtues, të ketë shtetësi shqiptare; të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë; të mos ketë marrë masat disiplinore brenda 5 vjetëve të fundit, të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse, si dhe të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.
Komisioni i Posaçëm
Komisioni i Posaçëm i vlerësimit të kandidatëve do të përbëhet nga:
a) Një nga zëvendësministrat, i caktuar nga Ministri i Brendshëm, kryetar;
b) Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, anëtar;
c) Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, anëtar.
Vendimet për kualifikimin ose skualifikimin e aplikantëve merren me shumicën e votave, ndërsa vendimet për vlerësimin e kandidatëve merren individualisht nga çdo anëtar i Komisionit, sipas rregullave të përcaktuara në këtë udhëzim.
Kandidati për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit paraqet dokumente që provojnë se plotëson kushtet e parashikuara në nenin 56, të ligjit për Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.
Kriteret
Kandidati dorëzon dokumente mbështetëse për secilin prej kushteve ligjore si më poshtë:
a) mban njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues;
b) të ketë shtetësi shqiptare;
c) të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së
prerë;
ç) të mos ketë marrë masat disiplinore të përcaktuara në shkronjat “c”, “ç” dhe “d” të pikës 1 të nenit 123 të ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, brenda 5 (pesë) vjetëve të fundit;
d) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse .
dh) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
