Gazetari Osman Stafa kërcënohet me jetë pas denoncimeve në Onkologjik, SafeJournalists dënon rastin
Gazetari i Osman Stafa, është kërcënuar me jetë për shkak të raportimeve të tij investigative mbi situatën alarmante në Spitalin Onkologjik të Tiranës. Pas marrjes së një mesazhi kërcënues nga një adresë anonime në rrjetet sociale, ka reaguar edhe Rrjeti SafeJournalists, i cili dënon ashpër këtë akt intimidues.
Në reagimin e tyre theksohet se “Rrjeti SafeJournalists dënon mesazhin kërcënues të dërguar gazetarit shqiptar Osman Stafa, pas raportimit të tij mbi kushtet dhe dështimet e shërbimit në Spitalin Onkologjik të Tiranës”.
Kërcënimi vjen pas një sërë denoncimesh të bëra nga Stafa për mungesën e ilaçeve, pajisjeve dhe trajtimeve thelbësore, si dhe për abuzimet e dyshuara ndaj pacientëve. Mesazhi anonim përmbante gjuhë banale, fyerje dhe kërcënime të hapura, duke i kërkuar gazetarit të mos paraqitet më në Onkologjik dhe të ndalojë investigimet.
Qëllimi i mesazhit, sipas SafeJournalists dhe vetë gazetarit, është intimidimi dhe frikësimi, si dhe ndalimi i raportimeve që ekspozojnë problematika të rënda në këtë institucion shëndetësor.
Menjëherë pas marrjes së kërcënimit, Stafa është paraqitur në Policinë e Shtetit duke bërë kallëzim penal për “kërcënim për shkak të detyrës”. Autoritetet kanë hapur hetimet për të identifikuar personin ose grupin përgjegjës që fshihet pas profilit anonim.
Pavarësisht presioneve, gazetari deklaron se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga investigimet, duke theksuar se nuk i frikësohet kërcënimeve dhe se do të vazhdojë të raportojë mbi situatën në Onkologjik, e cila, sipas tij, prek drejtpërdrejt jetën e pacientëve me sëmundje tumorale.
Osman Stafa prej vitesh ka evidentuar problematikat e Onkologjikut, përfshirë:
• mungesën e brakiterapisë,
• mungesën e ilaçeve të kimioterapisë,
• raste të dyshuara të korrupsionit dhe trafikimit të biopsive drejt sektorit privat.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
