Sherr mes nxënësve të shkollës në Shkodër, plagosen me thikë dy të rinjtë

12 Dhjetor 2025, 11:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherr mes nxënësve të shkollës në Shkodër,
Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta është regjistruar këtë të premte, në afërsi të shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër.

Sipas raportimeve, disa nxënës janë konfliktuar mes tyre për arsye ende të paqarta, ndërsa si pasojë e sherrit kanë mbetur të plagosur me thikë dy prej tyre.

Këta të fundit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin mjekim.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e sherrit, policia ndodhet në vendngjarje.

 

Po ndodh...

ide