U zgjodh Avokat i Popullit, Endri Shabani: U habita me reagimin e opozitës, vetë mi dhanë firmat...!
Endrit Shabani i cili u zgjodh nga Kuvendi Avokat Populli me 85 votat e PS mbrëmë pas një seance maratonë (11 dhjetor) ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook.
Kandidatura e tij u miratua me 85 vota pro, 0 abstenime dhe 3 vota kundër. Përmes një postimi në Facebook Endrit Shabani falanderon mazhorancën për votat që i dhanë.
Gjithashtu ai nuk lë pa përmendur opozitën, e cila fillimisht i dha votat për kandidaturë, por që më pas u tërhoq nga kandidatura e tij.
Shabani shprehet i befasuar lidhur me ndryshimin e qendrimit te opozitës karshi kandidaturës së tij. Sakaq ai falenderon 35 deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre i dhanë mundësinë të kandidojë për postin e Avokatit të Popullit.
"Mbrëmë mora për kandidaturën time si Avokat i Popullit një votëbesim sa të rëndësishëm dhe personalisht prekës, aq edhe surprizues për nga dinamika e zhvillimit në sallën e Kuvendit.
Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja.
Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës, fillimisht refuzuan të më jepnin qoftë edhe një firmë, megjithëse disa prej tyre i kam miq, me argumentin se PS nuk do të hynte në këtë punë të opozitës, por në momentin final më votuan që të gjithë, madje me votë të fshehtë, duke më besuar detyrën e Avokatit të Popullit.
E gjithë kjo dinamikë ishte diçka që s’do ta besoja dot po të ma tregonin më parë dhe nuk e lija dot pa e shënuar.
Megjithatë, me keqardhje për vijën e pakuptueshme të partisë së tyre, dua t’i falënderoj sinqerisht 35 deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre më dhanë mundësi të kandidoj për këtë funksion kushtetues. I siguroj se nuk do t’u jap arsye për të menduar ndonjëherë se bënë gabim që më mbështetën në fillim apo se bënë gjënë e duhur që nuk më votuan në fund.
Gjithashtu, nuk mund të mos i falënderoj po aq sinqerisht deputetët e mazhorancës, pavarësisht se jam i vetëdijshëm që, më shumë se për mua, vota e tyre ishte një akt pjekurie politike për të zgjidhur ngërçin e stërzgjatur të institucionit dhe hedhur një hap domethënës për procesin e negociatave, ku ky ngërç shënohej si detyrë e pakryer shtëpie.
Dua të vlerësoj në veçanti faktin që duke më dhënë votën, deputetët e mazhorancës i dhanë përparësi si skuadër funksionimit të shtetit, dhe kapërcyen njerëzisht faktin që unë, si aktivist i angazhuar në radhët e opozitës, kam bërë dhe thënë gjëra për të cilat me siguri nuk iu ka ardhur mirë.
U shpreh respekt për nivelin dallueshëm më të lartë politik dhe i siguroj se në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme do të bëj më të mirën për të gëzuar respektin e të gjithëve. Faleminderit!"
Kujtojmë se procesi i votimit u zhvillua pa praninë e opozitës, e cila braktisi sallën përpara nisjes së procedurës, duke kundërshtuar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatit.
Në Kuvend u shfaq edhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk kishte qenë i pranishëm gjatë seancës së sotme, por u fut në sallë pak para nisjes së votimit për Avokatin e Popullit.
Si u ndan votat për 6 kandidatët:
Tartar Bazaj: 1 pro, 79 abstenim, 7 kundër
Aranita Brahaj: 4 pro, 76 abstenim, 7 kundër
Skënder Haluci: 1 pro, 72 abstenim, 14 kunder
Adriana Kalaja: 0 pro, 69 kundër, 17 abnestim
Beism Ndregjoni: 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër
Endri Shabani: 85 pro, 0 abstenim, 3 kundër
Partia Demokratike tërhoqi firmat për 6 kandidatët me pretendimin se PS kërkon të marrë Avokatin e Popullit duke vendosur Endri Shabanin në krye të saj.
Opozita kërkoi që projektvendimi të mos votohej në Kuvend, me argumentin se ata kanë pasur vetëm firma për mbështetje ndaj disa kandidatëve dhe jo një propozim konkret.
Por kërkesa u rrëzua me 77 vota të socialistëve në Parlament.
“30 vota pro heqjes nga rendi i ditës, 77 vota kundër, 1 abstenim. Pra me 77 vota kundër mbetet në rendin e ditës projektvendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, tha kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
