Sherr në familje në Dibër, i riu bën për spital vëllanë
12 Dhjetor 2025, 11:07 / AKTUALITET

Një 24-vjeçar me iniciale P. K., është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe ka bërë për spital vëllanë e tij E. K., 28 vjeç.
Policia njofton se i lënduari po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin P. K., 24 vjeç, banues në fshatin Sohodoll, Dibër, pasi, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin E. K., 28 vjeç. I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, sqaron policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
-
Endi Shabani si Avokat i Popullit, flagrancë e pazareve Rama-Berisha
12 Dhjetor, 10:57 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


