Genc Rulin e kap ligji i ri/ Mbrohej me certifikatën e "virgjërisë" Mezini, por ka qenë dëshmitarë i Sigurimit!

Genc Ruli është një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike dhe të politikës shqiptare, që nga fillimet e pluralizmit dhe demokracisë. Ai ka qenë gjithmonë në kryesinë e PD-së, shumë herë deputet dhe ministër i rëndësishëm në qeverisjet Berisha.
Gjithashtu Ruli ka qenë mjaft aktiv në politikë gjatë këtyre 10 viteve në opozitë, por vetëm në zgjedhjet e vitit 2021, ai nuk u zgjodh deputet. Gjithsesi Ruli ka qenë aktiv në strukturat e PD-së dhe gjatë vitit të fundit është pozicionuar fortë, në krah të Sali Berishës dhe Partisë së Rithemelimit. Në karierën e tij politike dhe si shtetarë i lartë, Ruli, ka qenë i detyruar që të kalojë në komisionet e verifikimit të figurës për kohën e diktaturës. Me këtë rast ai është paisur me certifikatë pastërtie, nga komisioni i parë për verfikimin e dosjeve, "Mezini".
Genc Ruli ka arritur që të marrë nje "certifikatë virgjërie" në atë kohë, e cila e ka mbrojtur deri më tani, por që nuk ka më vlerë pas ligjit të ri për hapjen e dosjeve, i cili u miratua në parlament të enjten e kaluar. Në këtë ligj u hoq klauzola e miratuar në një ligj të ngjashëm në vitin 2015 nga shumica Rama-Meta, sipas të cilës kushdo që kishte marrë nje vërtetim pastërtie nga dy komisionet "Mezini" dhe " Bezhani", nuk verifikohej më.
Gjithsesi e vërteta për Genc Rulin dhe dosjen e tij është publikuar vitin e shkuar nga një prej përfaqësuesve më publik të ish- të përndjekurve politikë, Ilirian Blloshmi, i cili ka shpërndarë edhe një dokument nga dosja ku Genc Ruli rezulton dëshmimtarë në gjyqin e shokut të tij, Gjergj Peçi, i dënuar me burg për "Agjitacion dhe Propagandë".
Në vitin 1979, Genc Ruli, është thirrur të dëshmojë kundër shokut të tij Gjergji. Sipas dokumentit, dëshmia është marrë nga hetuesi Arben Shkodrani. Genc Ruli në atë kohë ishte student i Ekonomikut. Sipas dëshmisë së tij ai dhe Gjergji kanë qenë shokë fëmijërie.
Genci dëshmon se Gjergji “dikur ka qenë djalë i mirë, por më pas filloi të kritikonte dhe të ankohej, madje se ka pasur pretendime se lodhej, paguhej pak dhe se nuk lejohej të shkruajë, pasi e ndiente veten me talent”.
Po sipas dëshmisë, Ruli i ka folur dhe i ka kërkuar që të reflektojë edhe se ajo që ka hasur në realitetin jashtë Shqipërisë është bolshevizëm. Ruli, sot demokrat, ka qenë i shqetësuar për pikëpamjet e shokut të tij për kapitalizmin dhe diktaturën.
Fragmente nga dëshmia e Rulit për shokun e tij:
Në vitin e tretë të gjimnazit Gjergji filloi të dalë nga binarët, shoqëroheshe me nxënës të dobët, me sportistë dhe ia kishte varur plotësisht shkollës.
Unë më poshtë do ju pasqyroj pikëpamjet armiqësore të Gjergji _ecit (mungon germa nistore e mbiemrit) dhe si i kam luftuar unë ato pikëpamje… …Në vitin 1978 Gjergji filloi punën si magazinier në Ujësjellës. Në fillim e kishte me qejf kurse më vonë filloi të më ankohej duke thënë se lodhem shumë. I kam thënë se ti nuk ke punuar ndonjëherë, prandaj edhe ankohesh kështu.
Ai mua më ka thënë se rrogën që merr punëtori tek ne është e vogël, nuk përballon dot jetesën e tij, kurse punëtori që është jashtë shtetit merr rrogë të madhe. Unë I kam thënë ti mos e nis nga rroga që merr punëtori jashtë shtetit por nisu nga ajo që çfarë nevojash plotëson punëtori me atë rrogë që merr, i kam bërë ekonomi politike duke i thënë se çfarë është paga minimale.
Ai më fliste se punëtorët jashtë shtetit bëjnë qejf dhe marrin shumë pare. I kam thënë se ti mund të kesh parë në televizor punëtorët por ata janë aristokracia e klasës punëtore dhe nuk është klasa reale punëtore.
Gjergji, me bisedat që ka bërë me mua ka thënë se këtu në Shqip
Shqipëri ka diktaturë, njerëzit nuk janë të lire të bëjnë çfarë të duan biles më kujtohet kur unë po lexoja nga Marksi veprat e zgjedhura, Gjergji më ka thënë se Marksi ka thënë “se komunizmi presupozon një zhvillim të lirë dhe të gjithanshme të individit”. Këtë citat të Marksit Gjergji e interpretonte shumë keq.
Po gjithashtu Gjergji më ka thënë se unë jam për një liri veprimi të pa kufizuar, unë ja kam kundërshtuar këtë mendim duke i thënë se liria e individit kondicionohet nga liria e kolektivit. Unë ja kundërshtoja mendimet e tij armiqësore…”
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
