
“Gjatë funeralin Edlira mbante celularin në dorë, priste t’i shkruante Gerti”/ Mes lotësh Arbër Çepani, flet për ndarjen nga jeta të Gert Bogdanit

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdani ka prekur të gjithë ata të cilët e kanë njohur personalisht por edhe simpatizantët politikë ose jo.
I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ ka qenë kunati i të ndjerit Gert Bogdani, Arbër Çepani.
Me zërin që i dridhet dhe teksa qan, Arbër Çepani ka treguar se sa i afërt ishte me të.
“Unë nuk e quaj dot kunat. Unë e kisha vëlla, shok, këshillues. Ai ishte për ne aty, për çdo problem që kishim e dinim që Gerti do e zgjidhte.
Gerti që kishte bërë gjithmonë për ne nuk bëri dot asgje për Gertin. Boshllëku është i papëreshkrueshëm me fjalën. E kemi shumë të vështirë ta imagjinojmë këtë që ka ndodhur.
Edlira mbante gjithmonë celularin në dorë, edhe gjatë funeralit më thoshte: Ndoshta më shkruan Gerti akoma.
E kam shumë të vështirë të jem këtu, por vetëm për Edlirën, ju falenderoj edhe ju për fjalët që keni thënë dhe mbulimin që keni bërë.
Gerti nuk ia doli në jetë por ia doli ditën e vdekjes. Mirësia i bashkon njerëzit dhe sot të gjitha ata njerëz I ka bashkuar mirësia e Gertit.”- u shpreh Arbër Çepani.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128