Gjendet e djegur një makinë në Fushë-Krujë, dyshohet të jetë përdorur nga autorët për vënien e eksplozivit familjes Lika në Laç

11 Mars 2023, 11:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjendet e djegur një makinë në Fushë-Krujë, dyshohet

Një autoveturë tip “Volkswagen pasat” është gjetur e djegur nga policia në vendin e quajtur Kallamat në fshatin Gramëz të Fushë-Krujës.

Autovetura është totalisht e shkrumbuar nga flakët dhe për të nuk ka pasur njoftim në sallën operative, por mjeti është gjetur i djegur totalisht dhe është dërguar në komisariatin e policisë Krujë.

Autovetura dyshohet të jetë përdorur nga autorët për vënien e sasisë së eksplozivit familjes Lika në Laç. Pritet të vijnë ekspertët nga Laçi për të bërë këqyrjen e mjetit.

 

 

Po ndodh...