Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës një 26-vjeçar

27 Korrik 2025, 22:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës një 26-vjeçar

Një i ri është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të diele në ujërat e liqenit të Shkodrës. Viktima është shtetasi I. L., 26 vjeç.

Autoritetet thonë se rreth orës 18:40, është marrë njoftim nga salla e Policisë Shkodër se në ujërat e liqenit është gjetur nga peshkatarët trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i të riut. Sipas autoriteteve, dyshohet se i riu vuante nga depresioni.

Policia thotë se grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

 

Po ndodh...