Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika me të cilën u vra Martini, bashkë me çantën e autorit

22 Nëntor 2024, 21:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika me të cilën u

Autoritetet policore kanë arritur të gjejnë armën e ftohtë me të cilën u vra 14-vjeçari Martin Cani nga bashkëmoshtarai i tij, Mario Përleshaj.

Burime për mediat bëjnë me dije se thika është gjetur në zonën e “Rrugës së Elbasanit”, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Bashkë me të ka qenë edhe çanta e autorit, me të cilën ishte në shkollë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të hënës pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, teksa autorit, për të cilin gjykata caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg”, nuk tregonte se ku e kishte fshehur duke deklaruar se “nuk e mbaj mend”.

 

Po ndodh...

ide