Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier mirëpret pesë gjyqtare të reja

Fier, 7 Tetor 2024 – Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka njoftuar sot shtimin e pesë gjyqtareve të reja në radhët e saj, të caktuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Mësohet se Zëvendëskryetarja e gjykatës, Znj. Olkeda Lice, së bashku me trupën gjyqësore, mirëpriti Znj. Elira Hroni, Znj. Erolda Tarelli, Znj. Aurora Tusha, Znj. Iva Bregasi dhe Znj. Amantja Levanaj.
Me këtë shtesë, numri i gjyqtarëve në këtë gjykatë arrin në 17, çka pritet të përmirësojë ndjeshëm përpunimin e çështjeve gjyqësore, të ulë vonesat dhe të balancojë numrin e çështjeve me gjyqtarët e disponueshëm.
Ky zhvillim vjen si një hap i rëndësishëm për të siguruar shpërndarjen e barabartë të drejtësisë në rajon dhe për të rritur besimin e publikut në sistemin gjyqësor.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

