Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për Fredi Belerin

16 Shkurt 2024, 20:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për Fredi Belerin
Gjykata Kushtetuese ka caktuar në 19 mars seancën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, ku do të shkyrtohet kërkesa e tij.

Beleri ka ankimuar masën e sigurisë “arrest me burg” dhënë nga GJKKO dhe lënë në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë.

Beleri që para zgjedhjeve të 14 majit të vitit të kaluar po qëndron në burg, me akuzat për blerje të votave.

Vetë Beleri i ka hedhur poshtë këto akuza, duke deklaruar se ato janë të montuara politikisht nga vetë kryeministri Edi Rama.

 

Po ndodh...

ide