Gjykata rrëzon policinë, lirohen të gjithë të arrestuarit në protestën e opozitës

Në Gjykatën e Tiranës dolën para togave të zeza 18 të arrestuarit për trazirat e së shtunës gjatë protestës së opozitës.
Në përfundim të seancës, Gjykata vendosi lirimin e të gjithë të ndaluarve.
“Nga 18 të shoqëruar, 17 dolën nga qelia me masë detyrim paraqitje. Për një nuk u caktua masë (vuan nga probleme të shëndetit mendor).
9 arrestime u konsideruan nga gjykata të ligjshme dhe 9 të paligjshme. Arrestimi i ligjshëm u konsiderua edhe për 2 nga 3 të miturit e arrestuar”, raporton gazetari Edison Vatnikaj.
Incidentet në protestë
Policia e Tiranës njoftoi se janë identifikuar 46 persona, që akuzohen si të implikuar në veprime të paligjshme, si hedhja e lëndëve piroteknike, molotovëve apo dhe sendeve të forta drejt godinave të Kryeministrisë dhe Parlamentit, ndërkohë që 18 prej tyre janë arrestuar.
Sakaq, mes personave të proceduar penalisht është dhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili akuzohet si organizator i protestës.
Pasditen e së shtunës, për rreth katër orë opozita protestoi para Kryeministrisë dhe Kuvendit, ku si gjithmonë nuk munguan tensionet mes protestuesve dhe policisë, të cilët hodhën molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa këta të fundit iu kundërpërgjigjën me gaz dhe ujë.
Kjo ishte protesta e katërt kombëtare e opozitës, ndërsa Berisha lajmëroi se data e protestës së ardhshme është caktuar ajo e së shtunës, më 28 shkurt.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128