Balluku mban në ajër Ramën/ Kryeministri xhiro me helikopter nga cepi në cep, pas Korçës mbërrin në Vlorë!
23 Shkurt 2026, 14:27 / POLITIKË

Belinda Balluku, jo vetëm në raport me drejtësinë por edhe si ministre jetëgjatë e Infrastrukturës, po e mban Edi Ramën në ajër në kuptimin parësor të shprehjes. Kryeministri, pasi ka vizituar Korçën gjatë ditës së sotme 23 shkurt me helikopter, ka shkuar edhe në Vlorë.
Me helikopterin e Forcave të Armatosura, i shoqëruar nga një tjetër helikopter që vinte pas, Kryeministri i vendit Edi Rama sapo ka mbërritur në Vlorë.
Rama është ulur me helikopter në zonën e ish-Fushës së Aviacionit ku e ka pritur eskorta, për të nisur më pas vizitën në Vlorë.
Mësohet se do të ndalet në projektin e qendrës multifunksionale që po ndërtohet në Sheshin e Flamurit në Vlorë, ku do të ketë një takim me disa investitorë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
