Sa “rëndon” garderoba në buxhetin familjar? Ja sa shpenzojnë Shqiptarët për veshje

Veshjet nuk janë më vetëm një domosdoshmëri sezonale. Ato janë kthyer në një kategori konsumi që reflekton stil jetese, ndikim trendesh dhe fuqinë blerëse të familjeve. Të dhënat e Anketës së Buxhetit të Familjes tregojnë se shpenzimet për “Veshje dhe këpucë” kanë kaluar një cikël rënieje dhe rikuperimi gjatë dekadës së fundit.
Nga viti 2014 deri në vitin 2018, pesha e këtij grupi në buxhetin familjar ra nga 5.1% në 4.2%. Kjo periudhë përkon me një orientim më të kujdesshëm të konsumit, ku prioritet duket se morën kategoritë bazike. Megjithatë, pas vitit 2019 vihet re një kthesë. Pesha e shpenzimeve për veshje rikthehet mbi 5% dhe qëndron relativisht e qëndrueshme edhe në vitet pas pandemisë.
Sipas të dhënave për vitin e fundit, “Veshje dhe këpucë” zënë 5.1% të totalit të shpenzimeve mujore për konsum. Me një konsum mesatar mujor prej 93,042 lekësh për familje, rezulton se rreth 4,745 lekë në muaj shkojnë për këtë kategori.
Në terma vjetorë, kjo përkthehet në afro 57 mijë lekë për familje.
Duke marrë në konsideratë 755,950 familje në vend, rezulton se shqiptarët shpenzojnë rreth 3.6 miliardë lekë çdo muaj për veshje dhe këpucë. Në vit, kjo shumë arrin në afro 43 miliardë lekë./SCAN
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128