Tensione në aksin Librazhd-Pogradec/ Banorët duan të kalojnë urën e bllokuar, përplasen me policinë

23 Shkurt 2026, 17:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tensione në aksin Librazhd-Pogradec/ Banorët duan të kalojnë

Situata në aksin Librazhd-Pogradec në zonën e Dragostunjës, aty ku qarkullimi është bllokuar prej disa ditësh, është rënduar edhe më tej këtë të hënë.

Sipas informacioneve, përpos urës së bllokuar në këtë zonë, e cila është drejt shembjes, shembja e masivit të dherave ka shkaktuar dhe dëmtime të shtyllave elektrike.

Mësohet se banorët e zonës kanë tentuar të kalojnë urën për të dalë në krahun tjetër të rrugës, por janë penguar nga Policia, ndërsa janë regjistruar dhe përplasje mes tyre.

Policia i ka kthyer banorët mbrapsht duke mos i lejuar të kalojnë urën, duke u bllokuar kështu lëvizjen për të kryer nevojat jetike të tyre.

Në këto kushte nuk mund të lëvizin as shërbimet e emergjencës dhe pavarësisht se situata paraqitet e rënduar, askush nga autoritetet nuk mban përgjegjësi për rastin.

Po ndodh...