Gykata Kushtetuese rrëzoi Kuvendin për Komisionet Parlamentare, reagon Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e deputetëve të opozitës dhe shfuqizoi rregulloren e re të Kuvendit për shtim të komisioneve.
Me anë të një postimi në facebook, Balla thotë se nuk gjen dot asnjë lidhje mes të drejtës së Kuvendit për organizimin e punës së vet në komisione të përhershme dhe vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese.
Ai thekson gjithashtu se pret vendimin e plotë për të kuptuar çështjen e “të drejtës së shprehjes”, kur sipas tij, është fakt se deputetët kanë votuar dhe e kanë shprehur vullnetin qartazi me votë.
Nuk gjej dot asnjë lidhje mes të drejtës së Kuvendit për organizimin e punës së vet në komisione të përhershme dhe vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese. Pres me shumë kuriozitet vendimin e plotë për të kuptuar edhe atë çështjen e “të drejtës së shprehjes”, kur është fakt se deputetët kanë votuar dhe e kanë shprehur vullnetin qartazi me votë. Megjithatë mendoj se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta vazhdojë punën e tij me ndarjen aktuale të Komisioneve, të cilat do duhet të rimiratohen bashkë me ndryshime të tjera që siç njoftova në fillim të sesionit do t’i depozitojmë në ditët në vijim.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128