Arteria e “shpëtimit” drejt Juglindjes në kolaps, banorët e Spatharit paralajmërojnë bllokim

Situata rrugore në zonën e Librazhdit paraqitet kritike, pasi rruga alternative që lidh Tiranën me juglindjen e vendit po shkon drejt kolapsit total.
Pas bllokimit pa afat të aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas në zonën e Arrat e Gurrës, i gjithë fluksi i automjeteve është devijuar në segmentin rural Librazhd–Spathar–Rruga Antike Egnatia–Dardhë–Hotolisht.
Një rrugë e konceptuar për qarkullim lokal po përballon tashmë mijëra mjete në ditë, përfshirë automjete të tonazhit të rëndë, duke e çuar infrastrukturën përtej kapaciteteve të saj.
Nisur nga kjo banorët e zonës së Spatharit ku kalon edhe rruga kanë paralajmëruar bllokim nëse nuk kanë një zgjidhje për situatën.
Ata thonë se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe se mungon çdo ndërhyrje konkrete në terren për stabilizimin e segmentit.
Ata kanë paralajmëruar se, nëse nuk do të ketë ndërhyrje të menjëhershme për përmirësimin e parametrave të rrugës Spathar–Rruga Antike Egnatia–Dardhë–Hotolisht, do të ndërmarrin masa ekstreme, përfshirë bllokimin e qarkullimit, si formë presioni ndaj institucioneve.
Rruga alternative është aktualisht e vetmja lidhje funksionale mes Tiranës dhe juglindjes së Shqipërisë, duke shërbyer jo vetëm për lëvizjen e përditshme të qytetarëve, por edhe për transportin e mallrave dhe për rastet e emergjencave.
Çdo përkeqësim i mëtejshëm i gjendjes së saj rrezikon të thellojë izolimin total të zonës dhe të sjellë pasoja të ndjeshme ekonomike e sociale.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128