Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

23 Shkurt 2026, 17:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues,

Disa ndryshime kanë ndodhur ditën e sotme në Gardën e Republikës.

Mësohet se është lëvizur nga detyra drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit (DPK), Kryekomisar Arjan Sopiqoti.

Në vend të tij është emëruar drejtues i parë Agim Hila. Po ashtu është larguar Drejtori për Sigurinë e Personaliteteve të Larta Shtetërore (DSPLSH), ndërsa vendi mbetet vakant.

Ndërkohë, pas dështimit të konkurrimit për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës, Garda po planifikon ndryshimin e ligjit për ndryshimin e kritereve të emërimit të Drejtorit dhe rikthimin e moshës së daljes në rezervë për gradat e larta: kryekomisari 57 vjeç, Drejtuesi 59 vjeç dhe Drejtuesi i Parë 61 vjeç.

Këto sugjerime po bëhen nga grupet e punës.

 

Po ndodh...