“36 vite burg për Ballukun”, Berisha: Akuzat ndaj saj, gjysma e krimeve me Ramën

23 Shkurt 2026, 19:47 / POLITIKË ALFA PRESS

“36 vite burg për Ballukun”, Berisha: Akuzat ndaj saj, gjysma e

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka folur në lidhje me mbledhjen e sotme  të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, teksa theksoi se Belinda Balluku me veprat që ka kryer, rrezikon të dënohet deri në 36 vite burg.

Në Foltoren e radhës para Kryeministrisë, Berisha sulmoi Ulsi Manjën, pasi ky i fundit theksoi se masa e pezullimit nga detyra të Ballukut ishte e mjaftueshme.

Por, siç shtoi Berisha, 9 veprat e kryera nga Balluku nuk janë më shumë se 1/10 e krimeve të kryera nga ajo, Edi Rama dhe kriminelëve të tjerë në qeveri.

“Miqtë e mi, sot në Komisionin e Mandateve, Faqezi Manja i thotë, ja thotë, se kjo Lubia nuk ka kryer një krim kaq të rëndë sa të arrestohet. Përgjigjja ishte ligjore. Kjo Lubia me 9 veprat e saj penale shkon në minimum 36 vite burg. Por i garantoj këtu se ato 9 vepra janë më shumë se një e dhjeta e krimeve të Lubisë, të Edi Ramës dhe të kriminelëve të tjerë në qeveri. Një mik më thoshte sot, Doktor, uroj që qytetarët të kuptojnë që ajo që shohin me rrugët që shemben njëra pas tjetrës, që shemben çdo ditë, që shemben të sapondërtuara, që shemben siç u shemb rruga Dragostunjë-Përrenjas, vetëm e vetëm nga gërryerja e lumit dhe prishja e bazamentit, që ka tre ditë që ka izoluar të gjithë juglindjen e vendit”,- u shpreh Berisha.

Po ndodh...