Aksidenti i rëndë në aksin Bajram Curri-Qafë Morinë, një viktimë dhe një i plagosur
23 Shkurt 2026, 21:24 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Bajram Curri-Qafë Morinë.
Sipas policisë, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur Kasaj, shtetasi I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili udhëtonte së bashku me shtetasin R. D., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë pasagjeri në mjet.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128